Konsumoi fotoksinë, 66-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Tiranës

540

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, shtetasi T. A., banues në Shënavlash, ndërroi jetë në spitalin e Tiranës. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i fotoksinës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, në lidhje me shtetasin T.

A., 66 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili humbi jetën në spital, në Tiranë, dyshohet si pasojë e konsumimit të fotoksinës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Share This Article