“Koordinator i Suel Çelës”, anëtari i PD në Elbasan reagon ndaj Nokës: Unë jam i zgjedhur me votë, ti po shkatërron partinë! Akuzon demokratët që nuk pëlqejnë atë

763

Andi Mema, anëtar i Partisë Demokratike në Elbasan, ka reaguar ndaj Flamur Nokës pasi e akuzoi se ka lidhje me krimin dhe Partinë Socialiste.

Në një reagim në rrjete sociale, Mema, kryetar i grup sesionit të lagjes “5 Maji”, thotë se ai është zgjedhur me votë, ndërsa Noka është një ndër ata që po e shkatërron Partinë Demokratike.

Mema shprehet se nuk mund të flasë Noka për lidhje me krimin, ndërsa shton se sulmon gjithmonë demokratët që nuk e pëlqejnë atë dhe “sojin e tij”. Më tej, ai i përmend edhe “vila e apartamente të vjedhura”, duke e paralajmëruar se do t’ia nxjerrë Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në shesh.

“Unë jam kryetar GS i Partisë Demokratike i zgjedhur me votë. Ti je një fëlliqësirë që të kanë përzënë nga kudo ku ke qenë, të përzunë në Kukës dhe nuk të qas njeri, të kanë përzënë kudo ku ke qenë.

Të akuzosh ti që je non grata në Britani dhe Amerikë pikërisht për lidhjet me krimin dhe për korrupsionin galopant përveçse për gomarllëkun e madh që përfaqëson kjo është medalje”, shkruan mes të tjerash ai.

Por çfarë deklaroi Noka?

Flamur Noka po fliste për takimin e Ervin Salianjit në Elbasan, i cili akuzoi se ia kishte organizuar Suel Çela. Si koordinator të këtij të fundit, Noka akuzoi Andi Memën, gjë që solli edhe reagimin e tij.

“Sot, aktivitetin ia ka organizuar Suel Çela. Suel Çela është kreu i kartelit të Elbasanit.

Ia kam thënë në mbledhje që do shkosh në një takim që po ta organizon kreu i kartelit Çela. I kam thënë që ju jeni lidhje e fortë miqësore dhe keni mbrapa Ergys Agasin.

Këto janë agjenda private që s’kanë lidhje me PD-në. Ai, me organizimin që i ka bërë Suel Çela sot, është i vetëpërjashtuar.

PD ka një vijë të kuqe, vija e kuqe e PD është krimi i organizuar, korrupsioni dhe kartelet. Shkoi në një aktivitet të organizuar nga Suel Çela. Andi Mema është koordinator i Suel Çelës, ka punuar për Sara Milen.” tha Noka në një intervistë.

Kujtojmë që në mbledhjen e kryesisë së të shtunës, mes Salianjit dhe Nokës pati përplasje të ashpra.

Reagimi i plotë i Memës:

Te nderuar miq demokrate.

Jam i detyruar te bej kete reagim per shkak te permendjes se emrit tim ne nje emision televiziv nga Muli i partise ose siç e njohin te gjithe, ai qe po shkaterron PD.
Une jam kryetar GS i Partis Demokratike i zgjedhur me vote. Ti je nje felliqesire qe te kane perzene nga kudo ku ke qene, te perzune nga Kukesi dhe nuk te qas njeri, te kane perzene kudo ku ke qene. Te akuzosh ti qe je non grata ne Britani dhe Amerike pikerisht per lidhjet me krimin dhe per korrupsionin galopang pervecse per gomarllekun e madh qe perfaqeson kjo eshte medalje!

Nje imbecil politik si Nul Moka akuzon se demokratet qe nuk pelqejne ate dhe sojin e tij te degjeneruar paskan lidhje me krimin, me PS, me Henen e Marsin.

Qe eshte halucinant i semure dhe antiedukativ e di i madh dhe i vogel, por Flamur Noka pikerisht per shkak te lidhjeve me krimin eshte non grata ne Amerike, Britani madje dhe tek Syri, se eshte aq hale sa as halet nuk e pranojne. Tani kam nje pyetje, Flamur mire vilat e apartamentet e vjedhura tek te pastrehet se ato ti nxjerr Spak shpejt, po ndonje lidhje me minorene pret te te dale?

Share This Article