“Ku janë dëmshpërblimet?!”- Përmbytjet e muajit nëntor në Maliq, fermerët përplasen me zyrtarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Nuk ikim që këtu, duam përgjigje! Kemi shumë dëme

897

Mbahet jashtë radhe mbledhja e Këshillit Bashkiak në Maliq, e organizuar për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet e muajit nëntor 2025.

Prezentë në mbledhje ishin edhe fermerë të kësaj bashkie, të cilët debatuan me drejtuesit e kësaj bashkie, lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e para.

Sipas tyre, numri i fermerëve të prekur është i madh dhe dëmet janë shumë të konsiderueshme në prodhimet bujqësore të cilat iu janë shkatërruar.julian guri1

Julian Guri (foto kryesore), një prej fermerëve potencialë në territorin e bashkisë Maliq, ju bën thirrje fermerëve për rezistencë.

“Asnjë nuk duhet të lëvizi që këtu, ne duam përgjigje konkrete, le të vijë kush të dojë, çfarë do bëhet. Ku janë dëmshpërblimet?”, thotë fermeri.

Share This Article