Skip to content

Kupa e Botës në ski: Tjetër medalje për Shqipërinë, Lara Colturi renditet e dyta

Posted on November 24, 2025November 24, 2025 By Punnik

Pas medaljes së argjendtë të fituar një vit më parë, Lara Colturi shkëlqen sërish në Gurgl, duke zënë vendin e dytë në Slalomin special të Kupës së Botës në Austri.

Ashtu si edhe në Finlandë, vetëm skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, ka arritur të realizojë një kohë më të mirë se skiatorja Colturi, që rrëmben për të dytin vit radhazi medaljen e argjendtë në këtë pistë.

Lara Colturi ka bërë një paraqitje shumë të mirë në të dyja zbritjet në këtë pistë, duke zënë vendin e dytë si në lëshimin e pare, ashtu edhe në lëshimin e dytë.

Një tjetër medalje për Shqipërinë në Kupën e Botës në Ski. Pas suksesit në Levi të Finlandës, flamuri shqiptar valëvitet edhe në Austri, aty ky Lara Colturi zuri vendin e dytë në podium.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Çfarë i dha Dolce banorit? Edi fut një qese të bardhë në xhep, videoja e dyshimtë e BBV Kosova bëhet virale
Next Post: Aeroporti i shtetit europian NDALON fluturimet pas shfaqjes së OBJEKTEVE MISTERIOZE në qiell

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme