Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen kryesisht në zonat malore të lindjes.
Gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet prezencë e mjegullës së dendur përgjatë zonave luginore.
Po ashtu, do të ketë ngrica përgjatë akseve rrugore, veçanërisht në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje–veri, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 10 m/s.
Deti do të paraqitet i qetë deri mesatar, me valëzim të forcës 1–3 ballë, ndërsa temperaturat ulen deri në -5°C në veri të vendit.

