Kushtetuesja pezulloi vendimin e GJKKO-së për Belinda Ballukut, deputeti i PD-së: Super-hajdutja rikthehet për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve

627

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Belinda Ballukun, u shpreh se zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës po rikthehet, sipas tij, për të vijuar me aferat korruptive.

Ligjvënësi demokrat, në një postim në rrjetet sociale, thekson se Balluku, të cilën e quan një super-hajdute, po rikthehet për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve.

“Kthehet Bela për të vazhduar aferat me Ramën. Patronazhistët hedhin fishekzjarre, mbase nga “gëzimi”, sepse rikthehet skema e vjedhjes së popullit më të varfër në Europë.

Ndërkohë që qeveria merret me sulme ndaj opozitës, super-hajdutja e kryehajdutit rikthehet për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve.

Qeveria financon propagandën dhe sulmet politike ndaj opozitës vetëm për të mbuluar vjedhjet e saj ndaj shqiptarëve”, shkruan Balliu.

Share This Article