Skip to content

La mandatin, ish-deputeti i PS kandidat për drejtues të Gardës së Republikës! Në garë dhe ish-funksionari i PL-së

Posted on January 29, 2026January 29, 2026 By Punnik

Po zhvillohet këtë të enjte në ministrinë e Brendshme intervistimi i tetë kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës pas dorëheqjes së Ermal Onuzit. Ermal Onuzi dha dorëheqjen nga drejtimi i Gardës më 3 qershor të vitit të kaluar pas vetëm 9 muajsh qëndrimi në detyrë.

Intervistimi i 8 kandidatëve do të bëhet sipas rendit alfabetik: Arian Sopiqoti, Denis Deliu, Faik Basha, Ilirjan Hasanaj, Liman Hoxha, Simon Zereci, Vasil Çuni dhe Zaje Osma. Denis Deliu është ish deputet i PS-së, i cili hyri në parlament pasi Lefter Maliqi la mandatin e tij.

Ndërsa Faik Basha ka qenë anëtar i kryesisë së Partisë së Lirisë, por njoftoi “divorcin” me partinë në prill të vitit të kaluar para fushatës së 11 majit.

Intervistimi po bëhet përpara një komisioni vlerësimi, i përbërë nga zv/ministri i Brendshëm, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Gjatë seancës dëgjimore, kandidatët do të prezantojnë platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e Gardës së Republikës. Anëtarët e Komisionit do t’u drejtojnë pyetje kandidatëve, në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në udhëzimin e Ministrit të Brendshëm.

Në përfundim të procesit, Komisioni do të bëjë vlerësimin me pikë dhe renditjen e kandidatëve më të vlerësuar, bazuar në dokumentacionin e paraqitur, informacionin e administruar dhe performancën gjatë intervistës.

Renditja, së bashku me vlerësimet me shkrim për secilin kandidat, do t’i përcillet ministrit të Brendshëm, i cili do t’ia dërgojë propozimin Kryeministrit, për emërimin përfundimtar.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Ditët më me FAT për MARTESË në vitin 2026 dhe ato që duhen SHMANGUR
Next Post: Pas dh*nimit ba*bar, gazetarit i lyejnë shtëpinë me benzinë

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme