Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Tragjedi! Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy të mitur në lumë

Posted on July 19, 2025July 19, 2025 By Isi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën , ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike të afërm e bashkëfshatarë të viktomave . Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Kjo është një tjetër ngjarje që ngre shqetësimin për sigurinë e fëmijëve pranë zonave ujore, veçanërisht gjatë stinës së verës, kur temperatura e lartë i shtyn të miturit të kërkojnë freski në lumenj apo rezervuarë pa mbikëqyrje.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: 5 vite nga krimi i pilotit që vrau gruan, babai i të ndjerës: Vajza nuk e di…
Next Post: E takoi në ditët e fundit të jetës – Ndahet nga jeta fansi më i veçantë i Gjestit

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme