Skip to content

“Lidhje intime me viktimën”, detaje nga vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, i dyshuari ndërton skemën e krimit

Posted on July 29, 2025July 29, 2025 By Isi

Një ngjarje ka rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku një 52-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj e përfshirë nga flakët.

Fillimisht policia ka dyshuar se vdekja ka ardhur nga asfiksia, por më vonë kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë ndihmuar grupin të shkojë tek autori i dyshuar dhe dinamika e pas ngjarjes

Nga këqyrja e këtyre kamerave është parë i dyshuari Ilirjan Selami të dalë nga rrugica rreth orës 05:30 minuta dhe të hedhë brenda kazanit të plehrave diçka që policia me vonë ka parë se ishin rrobat e tij.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe me pas është rikthyer edhe njëherë tjetër nga ekspertët e policisë kriminale Ilirjan Selmani, i cili mendohet të ketë sqaruar gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë, fillimisht nga ana e policisë i dyshuari është futur brenda banesës dhe me pas i shoqëruar me forca të shumta policie ka sqaruar dhe hedhjen e rrobave buzë bulevardit kryesor të qytetit të Pogradecit.

Burime të siguruara thanë se 37-vjeçari Ilirjan Selmani ka patur një lidhje intime me 52-vjeçaren Kozeta Teco. (A2 Televizion)

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: 52-vjeçarja u vra në banesën e saj, flet kushëriri i viktimës: Ajo jetonte e vetme prej kohësh, nuk…
Next Post: Të qeta dhe pa shenja pendese, dalin përpara gjykatës vajza që vrau babanë dhe nëna

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme