“Lojtarët kërcyen në dhomën e zhveshjes”, Flik pas triumfit në Superkupë: Fantastike të fitosh një finale kundër Realit, jam krenar!

126

Barcelona mposhti Real Madridin me rezultatin 3-2 në finalen e Superkupës së Spanjës. Pas ngritjes lart të trofeut, trajneri Hansi Flik foli në një konferencë për shtyp duke dhënë përshtypjet e tij.

Cilat janë ndjenjat tuaja pas ndeshjes dhe çfarë domethënie ka titulli për ju?

Është fantastike. Kur luan një finale, veçanërisht një El Clasico, është fantastike të fitosh.

Jam shumë krenar për ndeshjen. Kaq mund të them.

Si ishte festimi i ekipit në dhomën e zhveshjes dhe cila është përshtypja juaj për ndeshjen?

I pashë lojtarët duke kërcyer në dhomën e zhveshjes. Mendoj se ishim fantastikë.

Gjatë gjithë ndeshjes, luajtëm në stilin tonë. Nuk ishte e lehtë, por luftuam së bashku, si ekip. Dhe kaq.

Sa i rëndësishëm është Rafinja për titullin?

Mentaliteti i tij është i pabesueshëm.

Ai humbi shansin e parë dhe më pas shënoi menjëherë golin e parë. Ai fitoi vetëbesim. Rafa sjell shumë intensitet në fushë.

Ai i ka fituar të tetë finalet në të cilat ka luajtur.

Cili është sekreti dhe çfarë mesazhi keni për lojtarët?

Shënimi i një goli më shumë se kundërshtari… Kjo nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me lojtarët. Është mentalitet, besim njëqind për qind. Unë kurrë nuk mendoj për të kaluarën.

Finalja e sotme është e rëndësishme dhe fitorja është gjithmonë e veçantë.

A mendoni se ky titull mund ta çojë Barçën përpara deri në fund të sezonit?

Nuk e dimë sepse situatat janë të ndryshme. Sezonin e kaluar ishim disa pikë prapa në tabelë, dhe tani jemi përpara. Por kur shikon ekipin, ke një ndjesi të mirë.

Nuk e kam thënë, por përsëri, dua të theksoj se lojtarët që hynë në pjesën e dytë ishin të rëndësishëm. Ky është fryma e ekipit dhe kjo është ajo që më pëlqen më shumë.

Është një shenjë e mirë për futbollin spanjoll. Çfarë mendoni për atmosferën në Arabinë Saudite?

E thashë edhe pas ndeshjes kundër Bilbaos.

Kishte një atmosferë të shkëlqyer. Sot ishte një ndeshje e shkëlqyer. Ata luftuan deri në fund.

Jam i lumtur që fitova. Trajtimi dhe atmosfera ishin fantastike.

Çfarë do të thotë për ju të shihni Arauhon duke buzëqeshur përsëri?

Fitimi i këtij titulli dhe rikthimi në fushë do të thotë shumë për të. Ne gjithmonë e mbështesim.

Ai është një lojtar i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, një lojtar i mirë.

Share This Article