Një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth mesnatës në qytetin e Klosit.
Ende nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e personave që ndodheshin në mjet në momentin e aksidentit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shofer i mjetit ka qenë 30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili është shpallur i zhdukur.
Po ashtu, burime nga vendngjarje bëjnë me dije se dyshohet se në automjet mund të kenë qenë 2 deri në 3 persona, por kjo mbetet e pakonfirmuar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa banorë të zonës po ndihmojnë në kërkime për gjetjen e personave të mundshëm.automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi rreth mesnatës në qytetin e Klosit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa banorë të zonës po ndihmojnë në kërkime për gjetjen e personave të mundshëmNjë automjet ka rënë në një përrua në qytetin e Klosit, në orët e para të së shtunës. Mjeti është konstatuar nga banorët e zonës, por në vendngjarje nuk është gjetur asnjë person.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit. Sipas informacioneve të para, shoferi dyshohet të jetë një 30-vjeçar me inicialet J.K.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkimet për gjetjen e drejtuesit të mjetit.
Operacioni i kërkimit vijon, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga autoritetet.

