Skip to content

Mbushi Unazën e Madhe me inerte, gjobitet dhe procedohet shoferi i kamionit

Posted on October 29, 2025October 29, 2025 By Punnik

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të martë në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një kamioni të ngarkuar me inerte i është hapur pjesa e remorkios dhe gurët kanë rënë në rrugë, duke krijuar rrezik për qarkullimin. Në njoftimin e saj, policia bën me dije se drejtuesi i kamionit, shtetasi A. N., 41 vjeç, banues në Krujë, është proceduar penalisht dhe administrativisht.

“Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”. Gjithashtu, drejtuesi i mjetit u ndëshkua me gjobë administrative prej 200,000 lekësh, iu pezullua leja e drejtimit dhe iu tërhoq leja e qarkullimit”, thuhet në njoftimin e policisë. Policia thekson se shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në Mjull Bathore kamionin tip “IVECO”, duke qarkulluar me ngarkesë të pasiguruar.

“Nga verifikimet rezultoi se mjeti kishte karakteristika ndërtimore dhe funksionale të ndryshuara në kundërshtim me normat teknike dhe ligjore. Gjatë lëvizjes, pjesët e ngarkesës ranë në rrugë, duke mbushur segmentin e Unazës së Madhe me gurë”, thuhet në njoftim. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht nga drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, për të parandaluar aksidentet.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Përplasi për vdekje 17-vjeçarin që po kthehej nga puna, arrestohet drejtuesi i “Porsche”
Next Post: Klea Huta dhe Elgit Doda i japin fund marrëdhënies? Çifti fshin fotot, detajet që ngritën dyshime për ndarjen e tyre

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme