Mbytet një anije me emigrantë në Mesdhe, ishte nisur nga Libia! 116 të vdekur dhe vetëm 1 mbijetuar

866

Një tjetër tragjedi emigrantësh në Mesdhe. 116 persona kanë humbur jetën pasi një anije u mbyt përgjatë rrugës qendrore të Mesdheut, sipas organizatës humanitare Sea-Watch. Vetëm një person mbijetoi, pasi u shpëtua nga një anije peshkimi tuniziane.

Anija ishte nisur të enjten nga brigjet e Libisë, por menjëherë pas kësaj u lëshua një sinjal SOS.

Seabird, avioni që patrullon zonën që zakonisht përshkohet nga migrantët, nuk kishte arritur ta gjente anijen, gjë që çoi menjëherë në dyshime për një anije të mbytur.

Alarmi u dha nga Alarm Phone raportoi disa ditë më parë: “Alarm Phone ka frikë se një tjetër anijembytje ndodhi natën e 19 dhjetorit.”

Alarm Phone deklaroi se u përpoq vazhdimisht të kontaktonte anijen nëpërmjet telefonit satelitor, por pa sukses.

“Ne njoftuam rojen bregdetare dhe OJQ-të përkatëse, pavarësisht se nuk kishim një vendndodhje GPS. Gjatë gjithë ditës, vazhduam të përpiqeshim të kontaktonim anijen nëpërmjet telefonit satelitor, por përsëri pa sukses. Kur kontaktuam Rojën Bregdetare Italiane, ata konfirmuan marrjen e email-it tonë, por menjëherë e ndërprenë telefonatën pa dhënë informacione ose siguri të mëtejshme”, vazhdon organizata, duke pretenduar se Roja Bregdetare Libiane “na informoi me telefon se nuk kishin shpëtuar ose kapur asnjë anije më 18 ose 19 dhjetor.”

Dy ditë më vonë, në mbrëmjen e 21 dhjetorit, vazhdon OJQ-ja, “morëm informacion se peshkatarët tunizianë kishin gjetur një të mbijetuar të vetëm në një varkë druri.

Burri thuhet se deklaroi se ishte larguar nga Zuwara dy ditë më parë dhe ishte i vetmi i mbijetuar.”

Sipas dëshmisë së tij, vetëm pak orë pas nisjes, kushtet e motit u përkeqësuan ndjeshëm, me erëra që arritën në 40 km/orë.

Share This Article