Skip to content

“Me Selvijen u bë padrejtësi për…”, halla e këngëtarit: Ja pse u mëzit mamaja e Shpat Kasapit

Posted on January 8, 2026January 8, 2026 By Punnik

Këngëtari Shpat Kasapi ndërroi jetë pas një arresti kardiak teksa ndodhej në Itali. Ai u nda nga jeta në moshën 40 vjeç, duke lënë pas një djalë të vogël, Roelin.

Këngëtari e dha frymën e fundit në krahët e bashkëshortes së tij, Selvijes, e cila gjatë kësaj periudhe kohe ka shprehur hapuyr mungesën dhe mallin që ndjen për këngëtarin.

Por pasi Shpat Kasapi humbi jetë, Selvija u “kryqëzua” në rrjetet sociale, çka solli edhe një reagim të nënës së këngëtarit, e cila vlerësonte figurën e nuses së saj, duke treguar edhe raportin e mirë që ato kishin.

Halla e këngëtarit Flora Kasapi, e ftuar në një emision televiziv deklaroi se me Selvijen u bë padrejtësi.

“Le ta urrejmë edhe Shpatin edhe Selvijen, apo edhe le ti duam. Kjo është çështje personale.

Vetëm ta kuptosh drejt, një njeri dy metra, i bukur, i adhuruar nga të gjithë, dhe për tre sekonda të ikën në kraharorin tënd. Çfarë mund të thuhet këtu? A duhet të shpjegohet ky moment?

Flasim në kontekstin njerëzor. Për të dahsurën e Shpatit është bërë një padrejtësi e madhe. Ku e di ti kush është ajo?

Ke jetuar me atë? Jo. Nëse ai e ka zgjedhur për të dashurën e vet, dhe të jetë nëna e djalit të tij, si ka mundësi një popullatrë e tërë të flasë.

Zonja Gjylysere e ka parë të arsyeshme për ti mbyllur këto tema të gojave “haxhuze””, tha halla e Shpat Kasapit.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Pse shpërtheu në lot Mateo? (Video)
Next Post: “Rama bllokon Kuvendin për të shpëtuar Ballukun”, Çollaku paralajmëron: Prangat po afrohen, prej 3 ditësh po …

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme