Merrni masat, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat sot

358

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.

Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 18 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -2 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 14 m/sek.

Valëzimi në detet Jon dhe Adratik do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Share This Article