Skip to content

“Meta nuk firmoste por merrte valixhet”, Meçe: SPAK gati të tronditë politikën, po zbërthehet skema e…

Posted on July 30, 2025July 30, 2025 By Isi

Arben Meçe- SPAK ka gati akuzat për çiftin Meta-Kryemadhi. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe është gati të depozitojë në Gjykatën e Posaçme dosjen që përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Kryemadhi është paraqitur në SPAK për të marrë dosjen, ndërsa merret zyrtarisht e pandehur edhe nëna e saj.

Avokati i Ilir Metës kërkoi shtyrjen e komunikimit të akuzës, me pretendimin se është me pushime.

Juristi Arben Meçe, i ftuar në një emision televiziv, foli mbi këtë zhvillim të fundit, ndërsa tha se në këtë dosje, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur metodën “ndiq paratë” dhe në këtë kuadër zinxhiri i hetimit ka prekur familjarët dhe lidhjet e afërta të Ilir Metës.

Ai theksoi se Meta është kujdesuar që korrupsionin të mos e firmosë me dorën e vet, por skema që ka ngritur ka bërë që paratë dhe përfitimet t’i shkojnë atij.

Sipas Meçes, nëse metoda që po ndiqet në rastin “Meta” do rezultojë e suksesshme, atëherë kjo qasje do të kthehet siç tha ai në një “tmerr për të gjithë pushtetarët” në Shqipëri.

“Çështja është e lidhur me hetimin pasuror. SPAK po zbaton metodën “ndiq paratë”.

Rasti i familjes Meta dallon shumë nga të gjithë njerëzit e korruptuar, sepse Meta është kujdesuar që asnjëherë të mos vendosë firma. Nuk ka impklime formale me firmë të Metës. Zarfet , lekët dhe valixhet i shkonin Metës.

Ka përdorur skema korruptive pa shënuar asgjë në letër. SPAK ka filluar të zbulojë të gjithë mekanizmin se si këto njerëz kanë poseduar vlera të mëdha monetare. Pastrimi i parave është në themel.

Do kemi gjëra interesante mbi një procedurë, e cila ka zbërthyer një mekanizëm, që ka funksionuar në Shqipëri dhe që do të bëjë një precedent dhe do jetë tmerri i të gjithë pushtetarëve. Nëse kjo do jetë e suksesshëm atëherë metodat do jetë shumë efektive për goditjen e krimit politik në Shqipëri.”, tha ai.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Muaji gusht nis me mot të kthjellët, nuk do ta besoni, ja sa do arrijnë temperaturat në fundjavë
Next Post: Alarm për luftë? KFOR vendos 1 mijë trupa në Veri: Të gatshëm për të mbrojtur territorin, situata…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme