Skip to content

Mjekësia në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë mjekja i njohur (Emri+Foto)

Posted on January 30, 2026 By Punnik

E donte jetën dhe sapo kishte nisur rrugëtimin e saj profesional në Spitalin Rajonal të Korçës.

Shfaqej gjithmonë e qeshur dhe plot energji, por fati mizor i ndërpreu ëndrrat shumë herët, duke lënë pas dhimbje të thellë për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët.

Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, infermierja 27-vjeçare Laura Avdolli ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ajo vuante prej më shumë se një viti nga karcinoma hepatike me metastaza pulmonare.

Laura ishte një nga studentet më të mira të infermierisë dhe një profesioniste e përkushtuar, e cila sapo kishte nisur karrierën e saj në shërbim të pacientëve.

Rreth një vit më parë, ajo iu drejtua publikut shqiptar për ndihmë, duke prekur zemrat e mijëra qytetarëve që u solidarizuan për mbledhjen e fondeve për trajtimin e saj.

Megjithëse u sigurua një shumë e konsiderueshme dhe u bë gjithçka e mundur për kurimin e saj, sëmundja e rëndë rezultoi më e fortë. Sot, Laura mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një histori dhimbjeje, por edhe një shembull force, dinjiteti dhe shprese.

Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka tronditur Korçën dhe më gjerë, ndërsa kolegë dhe qytetarë shprehin ngushëllimet për familjen dhe nderojnë kujtimin e saj.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: E çuditshme në Greqi, futbollisti Llazar Rota luan me AEK-un e Athinës, por tifozët e fyejnë sepse është shqiptar (Video)
Next Post: Bes Kallaku në një lidhje! Motra e aktorit ndan momentet e ëmbla, me partneren e tij? (Video)

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme