Skip to content

“Mos ha m*t, se përballë do thuash prap më fal!”, plas keq mes Luizit dhe Anaidit (Foto)

Posted on December 22, 2025December 22, 2025 By Punnik

Një përplasje e fortë dhe pa doreza ka ndodhur orët e fundit në Instagram mes Anaid Kalotit dhe Luiz Ejllit.

Shkëndija e parë erdhi nga Anaidi. Në një postim të gjatë në InstaStory, ai ka thumbuar hapur Luizin (pa ia përmendur emrin, por duke iu referuar qartë situatës), duke i sugjeruar se “drama nuk shet më” dhe se lufta me produksionin ka mbaruar.

Anaidi ka marrë në mbrojtje Kiarën, duke renditur sukseset e saj në Top Channel (nga Portokalli te Fan Club) dhe duke theksuar se ajo është mirënjohëse, ndryshe nga çfarë pretendohet.

“Ne burrat gjithmonë prishim punë, kur gjasme zotohemi të mbrojmë gratë nga e padrejta!!! Sidomos ato të suksesshmet…” shkruan Anaidi, duke lënë të kuptohet se qëndrimet e Luizit po dëmtojnë Kiarën.

Përgjigja e Luizit ka qenë e menjëhershme, shumë e ashpër dhe kërcënuese.

Këngëtari ka postuar një status ku shkruan: “Dikush t’i thotë dikujt mos ha m*t. Se përballë do thuash më fal prapë.”

Me këtë deklaratë, Luizi jo vetëm ofendon rëndë Kalotin, por zbulon se mes tyre mund të ketë pasur një përballje të mëparshme ku Anaidi është detyruar të kërkojë falje, duke paralajmëruar se historia mund të përsëritet.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Me zë dhe figurë, SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë, zbardhen emrat e personave nën përgjim
Next Post: ”Kujdes me …”/Horoskopi ditor për sot, e Hënë 22 Dhjetor 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme