Skip to content

“Mos më detyroni të njoftoj Ramën se e dini ç’ju gjen”- Zbardhen debatet në Këshillin e Mandateve për Ballukun

Posted on December 19, 2025December 19, 2025 By Punnik

Prej më shumë se 4 orësh vazhdon mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e saj.

Avokati i Belinda Ballukut ka kërkuar tre javë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, me këtë kanë rënë dakord edhe deputetët e mazhorancës.

Ndërkohë kreu i SPAK, Klodian Braho nuk vendosi një afat për se sa kohë i duhet vënë në dispozicion avokatit të përgatitet.

Ndërkohë deputeti i PD, Gent Strazimiri pyeti prokurorin e çështjes, Dritan Prençi, në cilësinë e prokurorit të çështjes: “Duke patur parasysh që e pandehura nuk bashkëpunon sepse nuk jep dorëheqjen madje intimidon dëshmitarët, që qeveria e mbron publikisht a keni ju personalisht një urgjencë, një afat të arsyeshëm brenda të cilit edhe avokati të njihet me provat, edhe hetimi të mos zvarritet?

Prençi iu përgjigj se afati mund të jetë 3-5 ditë. Po e të njëjtit mendim ishte edhe prokurorja tjetër, Dorina Bejko.

“Kur u bë kjo drejtësia e SPAK-u, e donit ju ndërsa ne kishin frikë… Ne ende sot kemi problemet tona me SPAK, që janë publike, ju, me gojën e Edi Ramës vazhdoni thoni ça të kërkojë SPAK, do ia japim pa kushte…Mos më detyroni të njoftoj Edi Ramën që po i shkelni urdhrin duke vonuar SPAK, se e dini ju ç’ju gjen…?”, ka thene Strazimiri.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Dalin të tjera PËRGJIME/ Çunat e Belës, lekë nga xhepi për kapjen e mediave
Next Post: Zbulohet SHIFRA/ Rritet paga minimale, ja sa do të jetë nga 1 Janari

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme