Skip to content

“Na ngacmoi i pari…”, turistet austriake dhunojnë shqiptarin në Ksamil (Emrat)

Posted on July 24, 2025July 24, 2025 By Isi

Një incident është regjistruar paraditen e sotme në plazhin “Tre Ishujt” në Ksamil, ku janë përfshirë në një konflikt fizik një shtetas shqiptar dhe dy turiste austriake.

Sipas burimeve paraprake, 36-vjeçari Ledio Halka është konfliktuar me dy turistet, Yagmur Ucal, 30 vjeç, dhe Mercan Ucal, 23 vjeç. Sipas policisë, turistet kanë goditur Halkën, pasi pretendojnë se janë ngacmuar fillimisht nga ai.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore të zonës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të tre personat e përfshirë për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të palëve të përfshira.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Aksident tragjik në vend, automjeti! Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë
Next Post: Lajm i trishtë për fansat e ‘Osmanit’/ Aktori kryesor heq dorë krejt papritur nga seriali, zbulohet arsyeja

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme