Skip to content

Në makinë me punonjësin e Policisë, zbulohet lidhja mes Gilmando Danit dhe “Sheqerit”

Posted on November 12, 2025November 12, 2025 By Punnik

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar këtë të martë në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Burime për mediat bëjnë me dije se Dani dhe Sheqeri kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin dhe ishin miq prej kohësh.

Raportohet se Dani dhe Sheqeri sapo ishin kthyer nga Barcelona, ku kishin fluturuar në datë 7 nëntor të këtij viti.

Pasi kishin zbritur në Rinas kanë marrë nga parkimi automjetin e blinduar tip “Benz” i cili ishte në pronësi të Elvis Kosovës një emër gjithashtu i dëgjuar për policinë.

Nuk dihet ende se kush janë autorët e atentatit por dyshohet se këta të fundit e kanë ndjekur prej kohësh Danin duke mësuar çdo lëvizje të tij për ti bërë pritë dhe për ta ekzekutuar këtë pasdite pak çaste pasi kishte zbritur në aeroport.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Java astrologjike për 12 shenjat e horoskopit/ “Dy lëvizje të frikshme”, astrologia paralajmëron: Kujdes datat …
Next Post: Atentati në Rinas u filmua nga kamerat e sigurisë – zbardhen detaje të reja nga hetimet

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme