“Në Sharrë s’ka asnjë tullë të investimit 130 mln euro të djegësit”- Berisha: Identike dhe ‘Troplana’ e famshme e Ramës

434

Berisha: Nëse do shkoni në Sharrë për të gjetur investimin 130 milionë euro taksa të shqiptarëve për djegien e plehrave, nuk do gjeni asnjë tullë dhe gjurmë të tij. Në këtë drejtim, Durana apo Troplana e famshme e Edi Ramës është identike.

Po të shkoni në Xhafzotaj, ku do të ngrihej e famshmja, Troplana, aty gjeni livadhet e Fatmir Troplinit dhe asnjë gjurmë të tij. Me Duranën janë vjedhur qindra milionë euro taksa, që të gjitha pronë e qytetarëve shqiptarë.

Taksa të mbi 50 kompanive të përzgjedhura një nga një për t’i paguar taksën jo tatimeve, por sarajeve të Surrelit, Armand Frangut, Linda Ramës dhe Edi Ramës.

Share This Article