Avokati Gylsen Zhllima, ka komentuar çështjen ‘Balluku’, për të cilën deklaroi se kryeministri Edi Rama po luan me dy standarde
I ftuar në News24, avokati tha se Rama nëse nuk do të kishte probleme, do ta kishte lëshuar me kohë zëvendëskryeministren Balluku para drejtësisë, ndërsa shtoi se ai po përdor procedurën.
“Sot kemi dy standarde nga zoti Rama për çështjen Balluku. Nëse zoti Rama s’do të kishte probleme, do e kishte lëshuar Ballukun, por përdor si argument procedurat. Ajo që po shihni me zonjën Balluku, është diçka ndryshe.
Po hetohet dhe pushteti ekonomik, që është hallka më e shëndetshme”, tha ai.
Mes të tjerash ai shtoi se kryeministri po bën viktimën, teksa në ‘shtëpinë e tij ka rënë zjarri’.
“Zoti Rama po shpik një procedurë, dhe po merr cilësinë e viktimës. Pavarësisht se çfarë ndodh në shtëpinë e tij, ku mund të bjerë dhe flaka, ai del viktimë”, tha avokati.
Gylsen Zhllima: Sot kemi dy standarde nga zoti Rama për çështjen Balluku. Nëse zoti Rama s’do të kishte probleme, do e kishte lëshuar Ballukun, por përdor si argument procedurat.
Ajo që po shihni me zonjën Balluku, është diçka ndryshe. Po hetohet dhe pushteti ekonomik, që është hallka më e shëndetshme.
Zoti Rama po shpik një procedurë, dhe po merr cilësinë e viktimës. Pavarësisht se çfarë ndodh në shtëpinë e tij, ku mund të bjerë dhe flaka, ai del viktimë.
Ai riviktimizohet dhe këtë gjë duhet ta kuptoni. S’mund të jesh viktimë për të njëjtat ngjarje, ndaj duhet të ketë dhe limit. Nga 2017-ta për zotin Rama ka pasur vetëm riviktimizim.
Nëse të kanë kapur 3 shokë dhe ti je shoqëruar me 10 të tillë, duhet të rishohësh dhe veten se diçka nuk shkon.
Ai shpik dhe del në publik për të larë ato në prapaskenë. Ai bën sikur nuk jeton në Shqipëri. Në rastin e zotit Veliaj ai tha; i dhashë unë sëpatën Dumanit për të bërë pastrimin.
Më pas sot thotë; jemi republikë parlamentare.
L

