Skip to content

Nga “asi nën mëngë” te personazhi misterioz, detaje të reja për sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”

Posted on December 6, 2025December 6, 2025 By Punnik

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me sezonin e pestë të “Big Brother VIP Albania”.

Sipas “Loki magazinë” shtëpia do të vijë totalisht e transformuar, me një konceptim të ri që pritet t’u vështirësojë lojën banorëve dhe të sfidojë krijimin e grupeve.

Gjithashtu, parashikohen ndryshime në strukturën e formatit, detajet e të cilave pritet të zbulohen në ditët në vijim.

Një tjetër risi që përflitet është reduktimi i numrit të konkurrentëve në 14, ndonëse kjo mbetet ende e pakonfirmuar. Megjithatë, “asi nën mëngë” i produksionit duket se është një personazh misterioz, i cili ka qëndruar gjatë larg vëmendjes publike dhe konsiderohet si “çelësi i suksesit” për të krijuar dinamika të forta këtë sezon.

Ndërsa emrat e opinionistëve mbeten enigmë, moderimi pritet t’i besohet sërish Ledion Liços, pas suksesit në dy edicionet e kaluara.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Aksident i rëndë në vend, përplasja e dy automjeteve rëndon trafikun! Policia në vendngjarje
Next Post: Horoskopi Ditor E Diel 7 Dhjetor 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme