E ftuara në një emision televiziv deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaroi se vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit patjetër që do të duhej të ishte temë diskutimi në Kuvend. Zhupa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe ka sjellë në vëmendje të qytetarëve sigurinë e tyre. “Është një situatë ku shteti nuk garanton dot jetën e një gjyqtari në mes të Tiranës në Gjykatën e Apelit”.
“Tani imagjinoni çfarë garancie kanë qytetarët shqiptarë për jeten e tyre, kur policia nuk ka kapacitete për në këto institucione për ti mbrojtur”, tha Zhupa. Ina Zhupa:
Ç’është e vërteta, ngjarja e rëndë tronditëse, e papareçedentë në fakt , jo vetëm në Shqipëri, por nuk gjen një të tillë në botë që në sallën e gjyqit atje ku jepet drejtësi në emër të Republikës, të goditet dhe të vritet me armë një gjyqtar patjetër që do të duhej të ishte tema e Kuvendit. Dhe do duhej të ishte edhe shqetësim i mazhorancës nëse do të kishim edhe një mazhorancë normale që shqetësohet për sigurinë dhe për atë që ndodh në Shqipëri.
Përkundrazi ne kemi një mazhorancë që tenton ti ikë përgjegjësive, tenton ta kthejë kuvendin në një momentum thjesht procedural, për të vulosur,, për të firmosur dhe për të kaluar me qetësi vendimmarrjet e qeverisë, pra në një noter të qeverisë. Dhe u shqetësuan shumë se ne në kuvend kërkojmë atë që është realiteti, kërkojmë llogari, kërkojmë përgjegjësi, kërkojmë siguri, kërkojmë rend. Dhe debati, sigurisht ishte një debat që nisi si e vetmja hapësirë për procedurë.
Se ndryshe do të fillonin raportimet siç do të duheshin të bëheshin të bëheshin raportimet e institucioneve të parashikuara nga rendi i ditës. Por kjo nuk është as antiparlamentare, nuk është as anti interesit publik, përkundrazi është shumë parlamentare të flasësh në parlament për atë që ndodh në realitet dhe është shumë pro interesit publik të flasësh për një ngjarje të tillë të rëndë. Kuvendi e nisi me një minutë heshtje dhe siç duket ata menduan se minuta heshtje duhet të shoqërohet me heshtje që të mos flitet për këtë ngjarje.
Atje jo vetëm duhet të shoqërohet me të folura por me të vënë duart në kokë për situatën tragjike ku është Shqipëria sot. Dhe është një situatë ku shteti nuk garanton dot jetën e një gjyqtari në mes të Tiranës në Gjykatën e Apelit. Tani imagjinoni çfarë garancie kanë qytetarët shqiptarë për jetën e tyre, kur policia nuk ka kapacitete në këto institucione për ti mbrojtur.
Pra çfarë garancia ka qytetari i Vermoshit, i Konispolit për tu mbrojtur por edhe i Tiranës, për jetën për sigurinë për rëndin. Dhe kjo është çështja e parë që do të duhej diskutuar me forcë atje, aq më tepër që ka një korrespondencë të Këshillit të Lartë Gjyqësor që i kërkon Ministrisë së Brendshme, mbrojtje dhe garanci nga policia. Dhe ka një përgjigje të papërgjegjshme të policisë teksa e thotë nuk ka kapacitete.
Nuk kishte ironi më të madhe. Në homazhet për gjyqtarin e ndjerë Kalaja, ishin forca të shumta të gardës që e ruanin, ishin forca të shumta të policisë që e ruanin, tashmë që ishte vrarë, por nuk kishte mundësi ky shtet për ti vënë forca siguria që ta ruanin sa ishte gjallë…

