Trupi i një të moshuari është gjetur i pajetë brenda një kanali me ujë në fshatin Gjormë të Kurbinit.
Policia e Lezhës bëri me dije se viktima është R.M, 90 vjeç, për të cilin nipi i tij O.M., kishte denoncuar një ditë më parë humbjen pas largimit nga banesa pa adresë.
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, ai është gjetur brenda një kanali uji, ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
“Dje, kallëzoi shtetasi O. M., se gjyshi i tij, shtetasi R. M., 90 vjeç, ishte larguar nga banesa, rreth orës 07:00.
Shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe rreth orës 06:00 të ditës së sotme, 90-vjeçari është gjetur i pajetë në një kanal me ujë, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Gjormë. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas aksidentalisht ka rënë në kanal”, bëri me dije policia vendore.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit. Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

