Skip to content

Nipi humbi jetën nga aksidenti në Vlorë, flet gjyshi i të riut: Po kthehej nga puna

Posted on October 28, 2025October 28, 2025 By Isi

Gjyshi i Leandro Shametaj, 17-vjeçarit që humbi jetën pas një aksidenti në Vlorë ka deklaruar se nipi i tij po kthehej nga puna kur ka ndodhur ngjarja tragjike. Gjyshi i 17-vjeçarit theksoi se ai punonte kamarier dhe po kthehej në 12 të natës në shtëpi.

Ai thekson se prej 8 orësh mjeku ligjor nuk po kryen veprimet për të marrë trupin e të riut.

“Unë jam gjyshi i djalit. Mbrëmë në 12 të natës është aksidentuar nipi, djali i çupës.

Dhe ka ardhur ne morgun e spitalit te Vlorës. Kemi 8 ore që presim, nuk vjen mjeku ligjor të na ndihmojë të bëjë veprimet e saj. Rrinë 30 policë këtu dhe nuk marrin masat për të sjellë mjekun ligjor dhe prokurorin që te bëjë veprimet që të marrim kufomën.

Një makinë na e ka vrarë djalin dhe ka ikur me shpejtësi 200 km në orë në qytetin e Vlorës dhe asnjë patrullë policie nuk i ka dalë para.

Unë nuk e kam parë me sy nipin. Ai nuk është kriminel. Po vinte nga puna, punonte kamarier”, u shpreh gjyshi.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Tërmeti 6.1 Rihter shkakton panik në Turqi, shemben disa ndërtesa (PAMJET)
Next Post: A do kalojë dosja e Veliajt për gjykim? Sot pritet seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Tiranës

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme