Një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është vënë sot në pranga. Arrestimi lidhet me arratisjen e të paraburgosurit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Altin Ndoci. Sipas informacioneve paraprake, autoritetet po hetojnë rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale që mund të kenë çuar në largimin e Ndocit nga ambientet e sigurisë së lartë.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga organet e drejtësisë lidhur me akuzat konkrete ndaj Cërloj.

