Nuk i dhanë fjalën në Kuvend, Sali Berisha bllokon foltoren! Ndërpritet seanca parlamentare

280

Është ndërprerë seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë pasi kreu i PD-së bllokoi foltoren.

Berisha bllokoi foltoren dhe më pas iu bashkuan deputetët demokratë pasi nuk iu dha fjala.

“Fjala jepet, nuk merret me forcë”, iu drejtua kryeparlamentari. “Ju lutem, zoti Berishën, nuk e kam mohuar asnjëherë fjalën tuaj apo deputetëve, por në këtë rast s’keni të drejtë të merrni fjalën për replikë sepse nuk iu është përmendur emri. Nëse e merrni fjalën ju, do e marrin edhe të tjerë e nuk fillojmë dot.

Kam besim tek mirëkuptimi juaj”.

Ishte kreu i Grupit të Pd që kërkoi ndërprerjen e seancës parlamentare për 5 minuta dhe u aprovua nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

Share This Article