Skip to content

“Nuk ka fe, as parti që e ndal ribashkimin”, profesor Pilinçi “shkallmon” kufirin Shqipëri-Kosovë (VIDEO)

Posted on July 22, 2025July 22, 2025 By Isi

Profesor Pëllumb Pilinçi, ishte një ndër politikanët e parë të lartë që mbërritën në Theth pas prishjes së ndërtimeve pa leje nga qeveria, duke mbështetur banorët dhe duke paralajmëruar fundin e pushtetit të Edi Ramës.

Pas bujës që bëri vizita dhe fjalët e tij në Theth dhe zona të tjera të Shqipërisë, profesor Pilinçi u ftua që të shpërndajë mesazhet e tij të larta patriotike edhe në Kosovë.

Profesor Pilinçi mbërriti atje shoqëruar me një eskortë sigurie të denjë për udheqës të rangut botëror si presidenti Trump, apo Erdogan. Në një mision që ai vetë e quan “Ribashkimi i trojeve shqiptare”, Pilinçi u shfaq në zemër të Kosovës me bashkëpunëtorët e tij dhe u prit nga dhjetra banorë si dhe ish-luftëtarë të UÇk-së të veshur me uniforma.

“Nuk ka fe, as parti që e ndal ribashkimin” deklaroi Profesor Pilinçi gjatë fjalës së tij në takimin entuziast në Kosovë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi kritikon performancën e Eglit: “Bastardim”
Next Post: “Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes”/ Rama paralajmëron shkelësit: Garanci bankare për çdo leje

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme