Skip to content

“Nuk kam bërë marrëveshje për vrasjen e gruas”- Naim Murseli rrëfen në gjyq: Betohem për dy fëmijët e mi se s’kam qenë në makinë! Ishim të lumtur, Liridona ishte e mrekullueshme

Posted on January 29, 2026January 29, 2026 By Punnik

I akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj dy vjet më parë, i pandehuri Naim Murseli ka rrëfyer versionin e tij në seancën e sotme në Gjykatë, duke u betuar edhe për fëmijët se nuk ishte prezent në momentin e krimit.

Ai ka thënë se nuk ka bërë asnjë marrëveshje për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademaj.

“Nuk kishte asnjë marrëveshje për të vrarë Liridonën”, ka thënë ai.

Gjithashtu, sipas raportimeve të medias kosovare, ai ka theksuar se në momentin e vrasjes ai dhe fëmijët nuk ishin në makinë.

“Ju betohem në dy fëmijët e mi që nuk kam qenë në makinë kur është vra Liridona Ademaj, as unë as fëmijët, kam qenë së paku 20 metra larg”, tha ai.

Më tej Murseli shprehu pafajësinë e tij, duke mohuar konfliktet në çift.

“Me Liridonën jemi fejuar në vitin 2010 dhe jemi martuar më 11 dhjetor 2011, që i bie kam pasë 12 vite martesë me Liridonën dhe si rezultat i asaj martese kemi dy fëmijë, dhe marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mirë, e lumtur. Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme. Ne kemi jetuar në Suedi ku Liridona pas 3 vitesh qëndrim, është bërë edhe shtetase suedeze, pra si pasojë e martesës sonë”, ka thënë ai.

Sipas aktakuzës, vrasja dyshohet të ketë qenë e planifikuar.

Prokuroria tha se ekzistonte marrëveshje që krimi të kryhej nga Granit Plava në këmbim të 30 mijë eurove, ndërsa arma dyshohet se ishte siguruar nga Naim Murseli përmes Kushtrim Kokallës.

Gjatë procesit gjyqësor, organi i akuzës ka paraqitur prova materiale dhe pamje filmike nga momentet para dhe gjatë ngjarjes, të cilat janë përfshirë në dosjen e rastit.

Sipas hetuesve, krimi ka ndodhur në kohën e 7 minutave dhe ka qenë i organizuar nga vetë bashkëshorti i të ndjerës.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Sherr në një familje në Fier! Njëri dhunon xhaxhanë dhe kushëririn, tjetra godet kunatin, 22-vjeçari qëllon me armë në ajër
Next Post: E RËNDË në Vlorë! 22-vjeçari dh*non nënën, shkatërron banesën dhe vjedh motorin e babait (EMRI)

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme