Edi Rama inspektoi sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, pjesë e bashkisë së Kamzës.
Kryebashkiaku Rakip Suli, teksa prezantoi projektin e përfunduar, zbuloi se po planfikojnë ta betonizojnë së shpejti, ashtu si çdo hapësirë tjetër të gjelbër në Tiranë.
“Ka një interes të madh për ndërtime private. Janë menduar jo më shumë se 3 katë në afërsi të parkut”– tha Suli.
Më tej, teksa po fliste për parkun e liqenit dhe po i mburrej liderit se është i mbushur plot me fëmijë dhe të rinj që e thërrasin në emër për t’iu bashkuar dhe luajtur me to, me nota tallëse Rama iu drejtua “o Kipe o Kipe”, shkurtim i emrit të tij që shumë banorë të zonës e thërrasin në formë ulëse për kryebashkiaun socialist.
Por, në fakt teksa aj fliste me superlativa për parkun e mbushur me të rinj, realiteti është tejet i zymtë! Pjesa më e madhe e të rinjve në Kamëz dhe Paskuqan emigrojnë drejt vendeve të BE-së menjëherë sapo mbarojnë gjimnazin për shkak të mundësive të pakëta që ofron vendi për punësim dhe zhvillim.
Momenti në minutën 3: