Odise Roshi nuk pyet për golin e anuluar, por shënon menjëherë tjetrin me pretendentët në Turqi (Video)

901

Odise Roshi është lojtar kyç te Keciorengucu, që lufton për një vend në “play off” të Ligës së Parë turke.

Sot realizoi kundër Boluspor, ndërsa ndeshja është e vlefshme për javën e 22-të.

Fillimisht Roshit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje në minutën e 21-të.

Vetëm pesë minuta më vonë gjeti sërish rrjetën pas një gjuajtje me kokë.

Kjo fitore do e poziciononte Keciorengucu në vendin e shtatë, që mbyll zonën e “play off”.

Ky është edhe pretendimi për ekipin e ish-lojtarit të Kombëtares.

Goli i anuluar i Odise Roshit: (VIDEO)

Goli i rregullt i Odise Roshit: (VIDEO)

Share This Article