Skip to content

Oficeri dhunoi kamarierin në Vlorë, Softa: Nuk është rastësi që shoqërohej nga persona të botës së krimit

Posted on July 28, 2025July 28, 2025 By Isi

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi episodin e dhunës mes një efektivi policie dhe një të riu kamarier në një prej bareve të qytetit bregdetar të Vlorës.

Softa tha se AMP duhet të nis një procedim penal ndaj efektivit të Pikës Kufitare në Dibër dhe se duhet ët vijojnë më tej hetimet për lidhjen që ka pasur me personin me precedent kriminal i cili ishte i përfshirë në ngjarje. Më tej Softa tha se efektivi rrezikon nga gjobë deri në 5 vite burgim.

“Do të jetë AMP, Komisioni i Disiplinës për të nisur një procedim penal. Mund të jenë procedura nga largimi nga forcat e rendit deri në procedim penal.

Kjo është pjesë e asaj që drejtori i përgjithshëm do ndërmarrë. Vihet në punë AMP, e asaj zone dhe komisariati, të dhënat që ka pasur dhe nëse ka pasur të dhëna pse nuk janë shfaqur sepse nuk është rastësi shoqërimi me persona me precedent. Duhet hetuar nëse ka implikime dhe mblidhet komisioni i disiplinës duke bërë verifikimet përkatëse.

Duhet të jetë raporti mjeko ligjor, çfarë dëmtimesh ka nga plagosja.

Nëse ndiqet penalisht është kodi penal dhe cilat pika janë. Ai rrezikon nga gjobë deri në 5 vite burgim”, tha Softa.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Tregon kamarieri i dhu’nuar: Shefi dhe një person tjetër më goditën në sy dhe qafë për një bidon ujë më tepër
Next Post: “Punon për shpenzimet e maturës, në shkollë është me 10-ta”- reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga Shefi i Policisë

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme