PAMJE dramatike në Dimal/ Lumi Osum del nga shtrati, 50 ha tokë e përmbytur dhe 27 shtëpi nën ujë

801

Lumi Osum ka dalë nga shtrati në qytetin e Dimalit pas reshjeve të dendura të fundit, duke përmbytur rreth 50 hektarë tokë bujqësore dhe 27 banesa.

Banorët e zonës janë alarmuar, ndërsa autoritetet lokale dhe emergjencat civile ndodhen në terren për të siguruar evakuimin e banorëve dhe për të minimizuar dëmet.

Situata mbetet kritike, ndërsa ekipe të specializuara po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe për të siguruar rrjedhën e ujit, duke monitoruar vazhdimisht nivelin e lumit.

Banorëve u bëhet apel të shmangin zonat e përmbytura dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Share This Article