Skip to content

Pamjet bëhen virale/ Mjekët nuk dorëzohen, por vazhdojnë operacionin pavarësisht tërmetit 8.8 ballë në Rusi! Momenti kur “shtrëngojnë” pacientin të shtrirë në krevat

Posted on July 30, 2025July 30, 2025 By Isi

Një grup mjekësh në Rusi ka treguar guxim të jashtëzakonshëm duke vazhduar një operacion pavarësisht tërmetit 8.8 ballë. Ngjarja dramatike ndodhi në Kamchatka, ku pavarësisht lëkundjeve të forta sizmike, stafi mjekësor vendosi të mos largohej nga salla e operacionit për të mos rrezikuar jetën e pacientit.

Sipas raportimeve lokale, mjekët që po kryenin operacionin nuk e ndërprenë asnjë moment procedurën, madje ata shihen duke e mbajtur pacientin që të mos lëvizte nga krevati.

Ngjarja ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë dhe kolegë të mjekëve i kanë quajtur ata “heronj të vërtetë”.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Aksident i rëndë, plagoset rëndë një fëmijë që lëvizte me biçikletë (Detaje)
Next Post: Horoskopi Ditor E Enjte 31 Korrik 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme