Skip to content

Paralajmërim i fortë nga Ambasada e SHBA në Tiranë: Mos rrezikoni të …

Posted on January 30, 2026 By Punnik

Ambasada amerikane në Tiranë ka rikujtuar qytetarët shqiptarë që të respektojnë kushtet e vizës dhe periudhën e qëndrimit në SHBA.

Teksa ka rishpërndarë deklaratën e Departamentit amerikan për Çështje Konsullore, ambasada sqaron se qëndrimi në SHBA përtej afatit të caktuar, mund të sjellë pasoja të rënda, si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen.

Sipas ambasadës, qëndrimi i tejzgjatur ndikon në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar në SHBA.

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në njoftim.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Mos i humbni shpresat!/ Aktorja e njohur tregon se mbeti shtatzënë në moshën 44-vjeçe dhe rrëfen se si e priti kur mori vesh lajmin nga gjinekologu!
Next Post: Horoskopi Ditor E Premte 30 Janar 2026

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme