Skip to content

Paralajmërimi i fortë: Tre deputetë të PS pritet të thirren së shpejti në SPAK

Posted on January 17, 2026January 17, 2026 By Punnik

Analisti dhe gazetari Basir Çollaku ka paralajmëruar se tre deputetë të tjerë pritet të thirren së shpejti në SPAK, pasi dosjet e tyre, sipas tij, janë duke u hetuar prej 5–6 vitesh.

I ftuar në emision në News24, Çollaku tha se bëhet fjalë për disa nga emrat që kryeministri Edi Rama përmendi së fundmi në sallën e Kuvendit.

Ai shtoi se në Parlament do të ketë kërkesa të tjera për heqje imuniteti dhe përballje me drejtësinë.

“Shumë shpejt, emra që përmendi Rama në sallë, do t’i keni tek taksia e trenit sic thotë kryeministri, dosjet e tyre hetohen prej 5-6 vitesh, do të ketë kërkesa të tjera për heqje imuniteti në parlament dhe për tu përballur me drejtësinë.

S’do të bëjë bereqet rezistenca e Ramës me 83 mandate, sado dilemma do të kenë, njësoj si me votimin e reformës në drejtësi do të bëhen jeshil, do të ngrenë kartonin jeshil”, thaÇollaku.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Horoskopi Ditor E Shtunë 17 Janar 2026
Next Post: Nuk do ta besoni/ Ky është banori i preferuar për Monika Kryemadhin

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme