Një akt i rëndë kërcënimi është regjistruar ndaj Elton Tozajt, pasi banesa ku ai jeton është lyer me benzinë, në një veprim që dyshohet se ka pasur për qëllim frikësimin dhe intimidimin e tij.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një episodi tjetër të rëndë, ku Tozaj u dhunua në mënyrë barbare nga persona ende të paidentifikuar.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet që autoritetet të nisin verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia pritet të hetojë nëse dy episodet, dhunimi fizik dhe kërcënimi ndaj banesës, janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nëse kemi të bëjmë me të njëjtët autorë.