Skip to content

Pas vapës, pëmbytje në veri të Italisë

Posted on July 5, 2025July 5, 2025 By Isi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të shumta në qytetet e Milanos dhe Komos.

Si pasojë e kushteve ekstreme atmosferike, 13 fluturime janë devijuar drejt aeroportit Orio al Serio, në Bergamo.

Autoritetet italiane kanë lëshuar alarm portokalli për stuhi të forta, ndërsa liqeni i Komos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth.

Gjendja është bërë kritike edhe në pellgun e Sevesos, i cili është aktivizuar për të menaxhuar prurjet e shumta.

Në qytetin Lentate, dy familje janë evakuuar për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Pagesa e Gjestit në koncerte kap shifra marramendëse! Ja sa paguhet për një natë
Next Post: Tragjedi në Pieria të Selanikut – Ndërron jetë e mitura shqiptare që ra nga një urë. Luftoi që të shpëtonte, por nuk ia doli dot

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme