Skip to content

Përleshje në mes të Athinës, plagosen rëndë me thikë shqiptari dhe i mituri (Detaje)

Posted on December 22, 2025December 22, 2025 By Punnik

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë të Greqisë. Dy persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një shqiptar, pas përleshjes në mes të rrugës, në rrethana dhe motive ende të panjohura.

Një i mitur nga Rusia dhe një shqiptar u dërguan në Spitalin Evangelismos me plagë thike, ndërsa autori i krimit që dyshohet se i plagosi të dy personat, raportohet se është në kërkim.

Njëri nga të plagosurit është shtruar në spital në gjendje shumë kritike, me lëndime në bark, sipas ERT-së greke.

Rreth orës 19:30 të së dielës, (21 dhjetor), policia u informua nga banorët se dy personat e plagosur ndodheshin në rrugën Acharnon nr. 271, “në mes të rrugës”, kur ndodhi konflikti.

Nuk ka detaje nëse konflikti ka ndodhur mes grupeve rivale apo ka qenë një grindje e çastit për motive të dobëta, teksa hetimet janë ende aktive.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: SPAK, Rama dhe çështja Balluku, Alfred Cako bën deklaratën e fortë në “Rrethi Katror”: Zv.kryeministrja nuk u sulmua për korrupsion, por… (Video)
Next Post: Me zë dhe figurë, SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë, zbardhen emrat e personave nën përgjim

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme