Përmbytja e burgut të Durrësit, Klodiana Lala zbulon ku janë çuar të paraburgosurit VIP

156

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se kati i parë i burgut të Durrësit vijon të jetë i përmbytur dhe të paraburgosurit janë çuar në katin e dytë dhe se autoritetet vendore dhe qendrore nuk po mbajnë përgjegjësi.

“Ka patur problematikë edhe te burgu i Durrësit, ku qelitë e katit të parë janë përmbytur tërësisht. Të gjithë të paraburgosurit që janë zyrtarë të lartë nga ish-ministri Beqaj dhe kryebashkiaku Veliaj janë çuar në katin e dytë dhe për momentin po mbahen aty, ndërsa kati i parë nuk është kthyer në normalitet.

Institucionet vendore nuk kanë marrë asnjë masë. Ka patur një protestë dhe kryetarja e bashkisë që nuk ka kërkuar as ndjesë, edhe pse pjesa kryesore e hidrovoreve nuk ka punuar dhe ka miliona euro dëme.

Duhet të ketë ndjesë dhe dëmshpërblime të banorëve. Gjithë propaganda bëhet pse kanë hedhur qytetarët plehra, por harrohet se nuk është inceneratori që nuk ekziston edhe pse janë dhënë mbi 100 milionë euro.

Si është e mundur që nuk flitet për projektin e inceneratorëve që duhej të ishte më i madhi në vend dhe tani akuzohen qytetarët pse hedhin plehrat. Janë 1000 banesa të dëmtuara”- tha Lala

Share This Article