Përmbytjet nga reshjet e shiut, ministria e Mbrojtjes njofton evakuim të menjëhershëm në Novoselë

891

Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Novoselë për shkak të përmbytjeve.

Evakuimi do të realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe strukturat vendore të emergjencave civile.

Transporti do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, si dhe Forcat e Armatosura.

Prioritet gjatë evakuimit jenë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara.

Strehimi dhe asistenca për qytetarët e evakuuar do të menaxhohet nga Bashkia në bashkëpunim me Policinë, strukturat shëndetësore dhe shërbimet sociale. Do të sigurohet regjistrimi, ushqimi, veshmbathja, ndihma mjekësore dhe informacioni i rregullt mbi situatën.

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM

Në zbatim të:

Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
Planit Kombëtar të Emergjencave Civile
Planeve Vendore të Emergjencave Civile,
si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:

Bashkisë *VLORË*

Njësisë Administrative *NOVOSELË*

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:

Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
Prefektin e Qarkut përkatës
Strukturat e Emergjencave Civile në bashki
Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:

Fëmijët
Të moshuarit
Personat me aftësi të kufizuara
Familjet në zona të izoluara
Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:

Mjetet e Bashkisë
Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
Forcat e Armatosura
MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE

Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:

Policinë e Shtetit
Njësitë e kujdesit shëndetësor
Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës
Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:

Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm
Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim
Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

Share This Article