Një shofer autobusi është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është përfshirë në një aksident me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Ndriçimi Hidri, 56 vjeç, duke drejtuar autobusin, ka përplasur këmbësorin Zaim Ismaili, 46 vjeç, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit”. Si pasojë e përplasjes së fortë, 46-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia bën me dije se drejtuesi i autobusit është arrestuar në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. Çfarë ndodhi tek ura
Mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” burri 46 vjeçar Zaim Ismaili ishte duke ecur kur befasisht është përplasur nga autobusi i linjës që shkon në Krrabë. Mjeti i transportit të udhëtarëve drejtohej nga Ndriçim Hidri, i cili tashmë është arrestuar.
Vdekja e të ndjerit ishte e pashmangshme sepse plagët që mori ishin fatale për jetën e tij. /noa.al

