Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet 27-vjeçari në Elbasan

332

Një 27-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Elbasanit këtë të martë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Urakë-Katjel”, ka aksidentua një këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Në pranga është vendosur shtetasi R. A., 27 vjeç, pasi me automjetin e tij të hënën në darkët ka aksidentuar shtetasin Q. M., 62 vjeç.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R.

A., 27 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Urakë-Katjel”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. M., 62 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article