Përplasje e fortë në Kryesinë e PD, Salianji–Noka me tone të larta: Po bashkëpunon me…

345

Debat mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka.

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike që u zhvillua ditën e sotme është shoqëruar me tensione dhe debate.

Konkretisht mësohet se ka pasur një përplasje mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka.

Noka i ka thënë Salianjit: “me këtë që po bën ti je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”.

Salianji ka ndërmarrë në javët e fundit një tur takimesh me ata simpatizantë dhe anëtarë të PD në të gjithë vendin, takime që kreu i partisë, Sali Berisha, i ka cilësuar si nisma personale dhe pa lidhje me partinë.

Pavarësisht kësaj lëvizjeje, Salianji ka qenë i pranishëm në foltoren e fundit të PD në bulevard.

Po ashtu para nisjes së mbledhjes së Kryesisë, Salianji dha edhe një deklaratë për mediat, ku tha se PD duhet të fokusohet tek protesta, revolta dhe përballja me qeverinë.

Ndër të tjera, Salianji ironizoi Berishën, duke theksuar se foltoret para Kryeminstrisë nuk janë rruga e duhur.

“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.

Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish.

Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë”, shprehet Salianji.

Ndërkohë para nisjes së mbledhjes, Berisha njoftoi zhvillimin e një proteste kombëtare kundër qeverisë për në datën 22 dhjetor.

Share This Article