“Po më zure do më hash m***”, Berat Buzhala kapi për fyti Albatros Rexhajn, ish-deputeti demokrat: Kanibalët i hanë kokën njëri-tjetrit

772

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur një natë më parë në studion e emisionit “Opinion”, ku një debat mes dy të ftuarve degjeneroi në përplasje fizike.

“Eksponentë” të kësaj ngjarje ka qenë pikërisht analisti Berat Buzhala dhe publicisti, Albatros Rexhaj, të cilët ishin duke diskutuar mbi procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Debati mes tyre u tensionua deri në atë pikë sa Buzhala u ngrit nga vendi dhe iu afrua Rexhajt duke e goditur.

Përmes një reagimi publik, Spaho e cilësoi ngjarjen si një shfaqje të shëmtuar që sipas tij përforcon perceptimin e gabuar që ekziston në disa qarqe evropiane për shqiptarët. Ai u shpreh se në Evropë mbizotëron ideja se shqiptarët nuk përbëjnë rrezik për askënd tjetër, përveçse për njëri-tjetrin pasi energjitë i shpenzojnë në përçarje dhe konflikte të brendshme.

Sipas ish-deputetit, ajo që u pa në ekran i ngjante më shumë një përplasjeje primitive sesa një debati mbi një çështje kaq të ndjeshme kombëtare.

“Ne Europe sundon mendimi qe nuk ka nevoje te merremi me shqiptaret.

Ata nuk rrezikojne asnje komb, shqetesimi i vetem qe kane, eshte si ti hane koken njeri tjetrit”, shkruan Spaho, duke ironizuar kështu faktin se të gjithë të panelistët pretendonin se ishin në mbrojtje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagëm ndërkohë që në studio po zhvillohej një “garë e ashpër” egoje, me akuza, tone të larta dhe tentativa për të dominuar tjetrin.

Reagimi i Edmond Spahos:

Ne Europe sundon mendimi qe nuk ka nevoje te merremi me shqiptaret. Ata nuk rrezikojne asnje komb, shqetesimi i vetem qe kane, eshte si ti hane koken njeri tjetrit.

Shikoni kete emision te “famshem” televiziv. Duket si nje mbledhje ku kanibalet po i hane kokat njeri tjetrit, megjithese te gjithe, perfshire drejtuesin e emisionit, pretendojne se jane rreshtuar ne mbrojtje te kokave te krereve te UÇK ne Hage.

Koke hengerja ka te beje me kush di me shume se tjetri, kush do i thote me pare xhevahiret qe i dalin nga koka nepermjet gojes me ulerima, kush je ti e kush jam une, ne burg i fute ti e nuk i futa une, po me zure do me hash m.në

Share This Article