Menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, Policia e Shtetit tentoi të shoqërojë disa persona pranë selisë së Partisë Demokratike.
Përpjekjet e forcave të rendit shkaktuan tension dhe ndërhyrje nga deputetë demokratë, të cilët bllokuan veprimet e policisë dhe kërkuan lirimin e qytetarëve.
Në video shihen deputetët, Luçiano Boçi, Gazment Bardhi, Klevis Balliu, Saimir Korreshi, të cilët largojnë efektivët e policisë.

