Gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta, lidhur me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku.
Ai u shpreh se në bazë të informacioneve që disponon, Balluku për çështjen e aksit rrugor Korçë-Ersekë, do të dënohet me burg, pasi sipas tij aty Balluku ndan pjesën e llokmave më të mëdha të tenderave, i dirigjon se kush do marrë pjesë.
Më tej ai theksoi se Prokurori Dritan Prençi, është kërcënuar për dosjen Balluku. Sipas tij socialistët po mundohen të fitojnë kohë për Ballukun, por kjo nuk i çon askund pasi vjedhjet janë faktuar dhe tashmë atë e pret burgu.
“Amerikanët gjejnë të vetmen zgjidhje largimin e Ramës me Ballukun. Balluku do dënohet me burg dhe është çështja e aksit rrugor Korcë-Ersekë.
Aty Balluku ndan pjesën e llokmave të tenderë i dirigjon se kush do marrë pjesë. Nëse në Thumanë-Kashar mund të përfundojë në arrest shtëpie, për këtë jo. Tuneli i Murrizit ka grumbulluar të gjitha faktet që Balluku shkon në burg bashkë me drejtorët e saj.
Ata po bëjnë rezistencë të fortë që të fitojnë kohë, por kjo nuk i çon askund sepse vjedhjet janë faktuara. Janë 13 telefona të sekuestruara vetëm oligarkëve…”, tha ai në News 24.

