Skip to content

Protestat e dhunshme në Nepal/ Të rinjtë zhveshin ministrat e qeverisë, i qëllojnë me kamzhik në lumë (Video)

Posted on September 11, 2025September 11, 2025 By Isi

Pas djegies së selisë qeveritare dhe shtëpive të politikanëve, protestuesit në Nepal kanë kapur dhe dhunuar ministrat e qeverisë duke i detyruar të ecin në lumë të zhveshur lakuriq.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet ministri i Financave që ecën në lumë dhe pas tij një protestues e qëllon me kamzhik dhe turma nga larg brohoret me gëzim për dhunën që ushtrohet ndaj tij.

Kryeqyteti i Nepalit u përfshi nga trazira të dhunshme, pasi protestuesit sfiduan shtetrrethimin dhe morën rrugët e qytetit.

Turmat dogjën Parlamentin, Gjykatën e Lartë dhe godina të tjera qeveritare, duke shënuar një nga ditët më të errëta të vendit në dekada.

Autoritetet konfirmojnë të paktën 22 viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa policia përdori armë zjarri, ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Ushtria është dërguar në Kathmandu për të rikthyer rendin.

Revolta nisi pas bllokimit të rrjeteve sociale, por u shty nga zemërimi ndaj korrupsionit dhe mungesës së mundësive ekonomike. Protestat e udhëhequra nga brezi Gen Z konsiderohen si shpërthimi më i madh i dhunës politike në vend që nga shpallja e republikës në vitin 2008.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Ajola bleu 860 mln lekë rroba në internet! SPAK: Bashkë me Erionin mbushën bankat me paratë e korrupsionit! OJF-të e lidhura me ta i ndihmuan t’i fshihnin
Next Post: Yoga, smoothie dhe një risi për tregun shqiptar… Lufra prezanton Kefir

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme